X

Video që nuk duhet humbur/ Katër badigardë muskulozë mbrojnë Ylli Ndroqin nga koronavirusi

Siç e kemi theksuar, bota po ndryshon me një shpejtësi shumë më të madhe, se shpejtësia me të cilën po shpërndahet vetë koronavirusi.

Sot, u shpall edhe njeriu me mbrojtjen më të mirë dhe më origjinale, nga koronavirusi. Ai është, pronari i Yldon Media Group, zotni Ylli Ndroqi.

Kjo shpallje, erdhi për shkak se zotni Ylli Ndroqi, jo vetëm zbatoi me përpikmëri të jashtëzakonshme, të gjitha porositë e dhëna nga drejtori i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama, por i tejkaloi ato, duke përdorur një mburojë që nuk e disponon asnjë qytetar, apo edhe oligark i këtij vendi.

E gjitha kjo ndodhi, në kohën kur OBSH e shpalli përhapjen e koronavirusit, një Pandemi.
Në atë çast, Ylli Ndroqi u ndodh në Lin të Pogradecit, duke u kthyer nga Korça, për në Tiranë. Sapo u dha njoftimi i Pandemisë, automjetet e Ylli Ndroqit ndaluan, dyert automatikisht u hapën dhe katër badigardë rrethuan makinën, brenda të cilës rrinte vetë zoti Ndroqi dhe zonja e tij. Sa hap e mbyll sytë, badigardët morën pozicion asgjësues ndaj virusit.

Në të vërtetë, vendi ku ata ndaluan,  ishte shumë i rrezikshëm. Ai ishte një korridor, ku përplaseshin dy lloje koronavirusesh, ai i lindjes, që vinte nga Maqedonia dhe koronavirusi i perëndimit, që vinte nga Lombardia.

Një masë të tillë luftarake, ende nuk e ka marrë as Edi Rama, që është depozituar dhe është bërë një me betonin e Surrelit, por as Donald Trumpi, që në mënyrë të çuditshme, i qëllon të takojë çdo njeri që e ka zënë koronavirusi.

PS. Gjithçka kemi shkruar më sipër, nuk ka pikë vlere, nëse ju nuk ndiqni të plotë videon e mëposhtme:

/TPZ.al/ Tej e këtej/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: More ç’është ky kryeministër i çmendur dhe i fantaksur, që dëshiron koronavirusin në Shqipëri?!

Ashtu siç pritej, koronavirusi ka filluar të ndryshojë mbarë botën. Ndër njerëzit e parë, që dita ditës ka ndryshuar dhe...

Close