X

Besimtari mysliman shokon Blendi Fevziun: Nuk mbaj maskë, virusin e hodhi Zoti, të dalim në shesh!

Pasi Fevziu, doli dje në Sheshin Skënderbej dhe sensibilizoi gjerësisht mbarë popullin shqiptar, për luftën kundër koronavirusit,  në ikje e sipër, u ndal në mes të sheshit, nga një besimtar mysliman, i cili i kërkoi me insistim të intervistohej.

Pyetja e parë e Fevziut, sipas rregullave që ka caktuar drejtori i shtetrrethimit, Edi Rama, ishte:

– Përse rri pa maskë?

– Unë rri pa maskë, se për herë të parë, njëherë këtë sëmundje e hudhi Allahu…. Nuk duhet të kesh frikë një sëmundje kur e hudh Zoti, – u përgjigj menjëherë besimtari.

Këtu Fevziu u trash pak, rriti distancën sipas këshillës mjekësore, për këtë lloj koronavirusi dhe vijoi:

– Merr masat që mos të të zërë sëmundja!

Këtu besimtari u përqëndrua fort dhe dha këtë përgjigje:

– Ne Zotin do ta respektojmë siç i takon! I kena shumë gjona mangut, e lejmë Zotin anash edhe sëmundjet Zoti na i hudh, jo virusin, jo gripin, jo kancerin, tërmetin patjetër. Kisha një thirrje për të gjithë shqiptarët, me bo të gjithë duà (falje), me dal të gjithë në shesh. Ndryshe, po nuk i bëre duànë (faljen), nuk ikën virusi…

Këtu, ligjërata e besimtarit, arriti kulmin e vet. Dhe Fevziu u shtang, mbylli gojën duke e puthitur me maskën , uli mikrofonin dhe nuk tha asnjë fjalë për një kohë të gjatë.

Kjo është hera e parë, që kur emisioni  “Opinion” nisi në vitin 1990 e ca, ku Fevziu humbi për herë të parë jo vetëm gojtarinë, por edhe gojën.

PS. Më poshtë ndiqni intervistën mes besimtarit dhe Blendi Fevziut.

/TPZ.al/Tej e këtej/

VIDEO:

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Edi Rama dhe Blendi Fevziu bombardojnë pa mëshirë koronavirusin

Sa vjen edhe më shumë ngjarje dramatike po pushtojnë vendin tonë. I pari ishte Edi Rama, që pasi pushtoi të...

Close