X

Edi Rama dhe Blendi Fevziu bombardojnë pa mëshirë koronavirusin

Sa vjen edhe më shumë ngjarje dramatike po pushtojnë vendin tonë. I pari ishte Edi Rama, që pasi pushtoi të gjithë mediat, befas mbiu në çdo celular shqiptari, duke mos lejuar asnjë lidhje telefonike, pa u dëgjuar më parë zëri dhe këshillat e tij mjekësore.

Në krye të ligjëratës, ai urdhëronte në mënyrë të prerë, që të gjithë shqiptarët të lanin duart dhe mbi të gjitha të mos dëgjonin mediat.

Ky bllokim masiv, që Edi Rama i’u bëri tre kompanive celulare, u pasua me një veprim të menjëhershëm dhe po kaq të fortë, të moderatorit të njohur, Blendi Fevziu, i cili veshi dorezat me të njëjtën ngjyrë si këmisha, mori veglat mediatike dhe ashtu si kolegët e tij italianë, u derdh në sheshin Skënderbej, duke i’u bërë shqiptarëve një thirrje edhe të gjerë edhe mbarëkombëtare.

– Ku s’kam qenë, – tha Fevziu, – në të gjitha vendet në paqe, në të gjitha vendet në luftë, por armik si ky sot nuk kam parë kurrë. Ruani veten, bëni kujdes, nuk është shaka, – iu tha Fevziu shqiptarëve, duke i përshëndetur në fund me togfjalëshin mallëngjyes, ju dua shumë.

PS. Meqenëse Edi Rama me zërin e vet, ju del sa herë që telefononi dikë, ndiqni më poshtë, videon me thirrjen e Fevziut në sheshin Skënderbej.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Ramë ziu nuk kupton, ka vendosur Ministre Shëndetësie një mësuese biologjie

Avokati ynë shumë i njohur, me mbërritjen e koronavirusit, çuditërisht, sa vjen dhe po bëhet më i vërtetë, më i...

Close