X

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall zyrtarisht përhapjen e koronavirusit një pandemi

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka shpallur përhapjen e koronavirusit një pandemi.

Ky term, përdoret kur një sëmundje përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Chebreyesus, tha se numri i të infektuarve jashtë Kinës është rritur 13 herë në dy javët e fundit.

Ai tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmant i mosveprimit” për të luftuar këtë virus.

Megjithatë shefi i OBSH, u shpreh se nuk është vonë për të marrë masa dhe se të gjithë vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.

“Jemi të gjthë sëbashku për të bërë gjënë e duhur, për të qetësuar dhe mbrojtuar të gjithë qytetarët në botë”, shtoi ai.

Numri i të infektuarve në mbarë botën është rritur në javët dhe ditët e fundit, duke detyruar OBSH-në të shpallë se bota po lufton me një pandemi.

Vendi më i goditur në Europë është Italia me mbi 630 të vdekur nga virusi.

Në vendin tonë, deri në këto momente, janë infektuar 11 persona me koronavirus dhe ka ndërruar jetë një grua në qytetin e Durrësit.

Qeveria ka vendosur të mbyllë institucionet arsimore për dy javë dhe të gjitha vendet ku ka grumbullim njerëzish, përfshirë klubet, baret, palestrat, diskot, etj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Basha: Rishikoni buxhetin 2020, të konsiderohen pasojat afatgjatë socio-ekonomike

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke propozuar disa masa që duhet të merren për të përballuar situatën...

Close