X

Koronavirusi/ Mjeku Mezini paralajmëron kolaps: Ndërgjegjësohuni, respektoni masat!

Arjan Mezini, mjek plumolog në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, tha në emisionin “Opinion” se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të respektuar masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit. Mezini paralajmëroi se nëse qytetarët shqiptarë vijojnë të mos respektojnë këshillat do të kemi një kolaps më të madh se Italia.

“Patjetër është shumë i rrezikshëm e nduk duhet të jemi mendjelehtë e të bëjmë të njëjtin gabim që bëri Italia. Nuk duhet të jemi kaq mendjelehtë se mendjelehtësia merr jetë njerëzish. Unë do të them skenarin më të frikshëm, shpresoj të mos ndodhë. Skenari i Italisë se rastisi në një vend të pazhvilluar, por po kolapsin. Dhe nga kolapsimi nuk po vjen nga se nuk po iu ofrohet shërbimi mjekësor, por nga siellja e papërgjegjshme, vazhduan jetën e tyre të zakonshme sikur nuk kishte epidemi.”

Është e vërtet që në Itali po mjekohen vetëm që kanë më shumë shpresë.

Po! Mesa kuptoj unë që mjekët kanë arritur në një pikëzim sa shanse ka dikush e sa ka dikush tjetër. Është e tmerrshme.

Skenari më i keq i yni?

Skenari ynë, patjetër nëse do të vazhdojmë me këtë sillemi, jemi në një moment që ta kemi totalisht në dorë ta kontrollojmë, dhe kjo varte nga ne. Unë po jap shembullin personal. Prindërit e mi i kam njëri 80 vjeç dhe tjetri 89, i kam izoluar në shtëpi. Deri më tani kemi 15 raste, por po vazhduam të sillemi kështu, ky numër do ndryshoi në mënyrë progresive kur në nuk do e kontrollojmë dot. Po u them qytetarëve, ne nuk kemi sistemin shëndetësor italian, tek ne do të ketë një kolaps edhe më të tmershëm. Dhe unë nuk dua që si mjek të arrijmë një vdekshmëri 30%.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Rusia ndalon dhjetëra fluturime drejt Evropës deri në fund të prillit

Rusia është duke anuluar fluturimet në shumë drejtime për Evropë, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri. Linja...

Close