X

Italia në gjendje shoku/ Shkon në 827 numri i viktimave, 196 vetëm në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi në Itali. Sipas të dhënave më të fundit nga Mbrojtja Civile, numri i viktimave ka arritur në 827.  196 persona kanë ndërruar jetë vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërsa numri i të prekurve nga Covid-19, ka arritur në 12,462.

Ndërkohë në rajonin e Lombardisë, më i prekuri në Itali, është urdhëruar mbyllja e të gjitha zyrave, lokaleve, restoranteve etj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka shpallur përhapjen e koronavirusit një pandemi. Ky term, përdoret kur një sëmundje përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Chebreyesus, tha se numri i të infektuarve jashtë Kinës është rritur 13 herë në dy javët e fundit.

Ai tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga “niveli alarmant i mosveprimit” për të luftuar këtë virus.

Megjithatë shefi i OBSH, u shpreh se nuk është vonë për të marrë masa dhe se të gjithë vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.

“Jemi të gjthë sëbashku për të bërë gjënë e duhur, për të qetësuar dhe mbrojtuar të gjithë qytetarët në botë”, shtoi ai.

Në vendin tonë, deri në këto momente, janë infektuar 11 persona me koronavirus dhe ka ndërruar jetë një grua në qytetin e Durrësit.

Qeveria ka vendosur të mbyllë institucionet arsimore për dy javë dhe të gjitha vendet ku ka grumbullim njerëzish, përfshirë klubet, baret, palestrat, diskot, etj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Qeveria greke masa ndaj koronavirusit, mbyllen të gjitha zyrat e Shërbimit të Emigrantëve dhe të huajve në gjithë vendin deri më 10 prill

Në kuadrin e masave drastike ndaj koronavirusit, informohen emigrantët shqiptarë rezidentë në Greqi se mbyllen të gjitha zyrat e Shërbimit...

Close