X

Hipokrizia/ Çuan ambulancën kot tek Klani, por Rama shqetësohet për 30 sekonda që Meço bllokoi linjën e 127-tës

Kryeministri Edi Rama, sulmoi sot gazetaren Sonila Meço, për shkak se ajo telefonoi gjatë emisionit të saj numrin 127, për ta provuar nëse linja funksionon, sepse disa qytetarë pretenduan se nuk funksionon. Telefonata zgjati vetëm 30 sekonda, por kaq mjaftoi që gazetarja të “binte” në gojën e ashpër të kryeministrit.

Rama e konsideroi veprimin e Meços, një “gallatë” të “një tufe gazetarësh”.

Por, kryeministri harroi se po atë mbrëmje,  në një studio fare pranë asaj të Meços, në Opinionin e Fevziut, po ekzekutohej një shfaqje e shëmtuar në oborrin e televizionit Klan. Aty u parkua një ambulancë “model”, që shndërriste dhe ekspozohej për kamerat si të ishte një showroom i koncesionarëve të makinave luksoze, vetëm që populli të shihte se si Rilindja i ka të gjitha mjetet për luftën ndaj koronavirusit.
Ambulancës i’u desh rreth 30 minuta të mbërrinte në oborrin e Klanit, shto këtu edhe kohën që qëndroi e parkuar dhe ekzpozuar aty. Pra,  mund të themi se për të paktën 40-50 minuta, kjo ambulancë ishte jashtë funksionit, për të gjithë ata të sëmurë që kanë vërtetë nevojë për të. Dhe kjo ndodhi vetëm që përpara shqiptarëve, të konsumohej një akt i mirëfilltë propagande, alla Rilindje.

Ndaj, përpara se të numërojë sekondat që gazetarët shpenzuan në telefon me 127-tën, në interes të opinionit publik,  Edi Rama dhe nëpunësit e shtetit, duhet të ndalin hipokrizinë dhe propagandën, sepse virusi nuk luftohet dhe vritet me parimin “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”, por me plane konkrete dhe transparencë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Shpërthen në flakë automjeti në autostradën Tiranë-Durrës

Një automjet ka shpërthyer në flakë në autostradën Tiranë – Durrës. Makina ka marrë flakë thuajse e tëra në mes...

Close