X

Dokumenti/ Maskat e skaduara për personelin mjekësor, PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

PD kallëzon penalisht në Prokurorinë e Posaçme, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si edhe zyrtarët publikë përgjegjës për lejimin e hyrjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike të skaduara.

Përmes kallëzimit penal, i firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, kërkohet regjistrimi dhe nisja e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar.

‘Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.’- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në kallëzim thuhet se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, të fshehjes së vërtetës, duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore, në vend te asgjesimit të tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Koronavirusi/ Mbyllet çdo bar, restorant dhe klub në Tiranë e Durrës!

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve, klubeve, në Tiranë dhe Durrës, pasi qytetarët nuk po...

Close