X

Rama e pranon që maskat janë të skaduara: Mund të përdoren edhe pas datës së skandencës!


Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, e ka pranuar që maskat janë të skaduara, siç denoncoi më herët kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri pati një shpjegim mjaft origjinal për këtë çështje, duke thënë se këto maska përdoren nga mjekë që nuk janë të përfshirë në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit.

“Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Janë maska që përdoren gjerësishtt pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë”, tha Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Edi Rama: Do të mbyllen diskot, palestrat dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz

Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi kufizimin në maksimumin e mundshëm...

Close