X

Italia gjunjëzohet nga koronavirusi, 168 të vdekur në 24 orët e fundit. Në total 631 persona kanë humbur jetën

Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 168 persona, duke e rritur numrin e fataliteteve në 631. Kjo rritje 36% e vdekjeve, është më e larta që prej 21 Shkurtit, kur virusi nisi të përhapet, fillimisht në veri të Italisë.

Kryeministri Conte, lajmëroi dje se e gjithë Italia do të jetë një zonë e kuqe dhe se karantina do të shtrihet në mbarë territorin, duke marrë kështu masa radikale, për ta vënë nën kontroll virusin Covid-19.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë, me 10,149 të infektuar dhe 631 të vdekur.

Virusi është importuar nga Italia edhe në vendin tonë. Deri në këto momente, janë  konfirmuar 10 persona të infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve, një djalë 28 vjeçar, që ka qëndruar në Firence të Italisë, është pacienti zero dhe ai ka infektuar edhe babain e tij. Gjashtë raste të tjera, janë kontakte të këtyre personave. Ndërsa dy persona të tjerë të infektuar, nuk kanë lidhje me dy rastet e para të evidentuara.

Të gjitha fluturimet drejt Italisë janë anulluar dhe qeveria ka vendosur mbylljen e institucioneve arsimore për të paktën 2 javë. Kryeministri Edi Rama, u shpreh ditën e sotme, se do të mbyllen klubet e natës, palestrat dhe vendet ku ka grumbullime njerëzish, në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Paralajmërimi/ Ministria e Shëndetësisë në Francë: Droga nuk ka asnjë lloj efekti mbi koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Francë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg drogërave dhe kokainës. Në...

Close