X

Mijëra qytetarë dynden në shesh, në tubimin e organizuar nga Presidenti Ilir Meta

VIDEO  – Tubimi i Presidentit Meta

Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës për të marrë pjesë në një tubim të organizuar prej tij.

Pjesëmarrësit e shumtë, kanë patur flamuj kuq e zi në duar.

Meta u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në shesh, për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të ndalur atë që ai e quan, “grushtin e shtetit”, që po bën Edi Rama dhe Rilindja.

Presidenti Ilir Meta, ka mbajtur fjalën  në tubimin e thirrur prej tij.

Meta tha se  presidenti përulet vetëm para popullit dhe se e ka thirrur popullin sepse i ka shteruar të gjithë perpjekjet demokratike për të ndalur grushtin e shtetit.

Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zinj dhe popullit kuq e zi. Ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze, që kërkon të shkatërrojë sovranitetin tuaj.
Neni dy i kushtetutës, thotë sovraniteti i përket vetëm popullit, ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet. Kur institucionet bien, ngrihet populli!

Dhe populli nuk futet në djep, si paratë e oligarkëve.
Ata kërkojnë rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese, që oligarkët e tyre të përfitojnë sa më shumë dhe krimet e tyre të mbeten të pandëshkuara.

Jemi këtu, sepse asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Nisim pranverën kuq e zi, unë si President dhe ushtar i parë i Republikës, kundër grushtit të shtetit“, tha Meta.

FOTO:

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, VIDEO
Një dekret qëndron mbi tavolinë, podiumi ku do mbajë Meta fjalim

Një tavolinë e një foltore janë vendosur sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Po ashtu shihet se mbi tavolinë qëndron...

Close