X

Manifestimi i 2 marsit/ Meta:Ndëshkimi i puçistëve mbron popullin nga regjimi tiranik njëpartiak


Presidenti Ilir Meta në një mesazh mëngjesin e kësaj të diele, thotë se ndëshkimi i merituar i puçistëve do të mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik një partiak dhe kleptokratik.

Teksa bën thirrje për pjesëmarrjen në marshimin e nesërm për mbrojtjen e Kushtetutës, Meta përkujton thirrjen e Arben Imamit si drejtues kryesor i Lëvizjes Studentore në përballjen finale me kupolën e diktaturës.

Postimi i plotë i Metës:

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent. Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 29 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi, OBSH: Mosha mesatare e të infektuarve 49 deri 56 vjeç, ja si të mbroheni

Koronavirusi nuk po ndalet. Në hartën e vendeve të prekura, veç Kinës, janë edhe 54 shtete të tjera, jo vetëm...

Close