X

Koronavirusi, OBSH: Mosha mesatare e të infektuarve 49 deri 56 vjeç, ja si të mbroheni


Koronavirusi nuk po ndalet. Në hartën e vendeve të prekura, veç Kinës, janë edhe 54 shtete të tjera, jo vetëm në Azi dhe Europë, por edhe në Amerikën e largët. OBSH flet për një rrezik shumë të lartë global.

COVID-19 është një virus që transmetohet nga njeriu te njeriu, por kjo ndodh nga kontakti i ngushtë, nga teshtitja ose kollitja. Nuk është një virus që përhapet përmes ajrit. Ajo çka prek është sistemi i frymëmarrjes që krijon një krizë të rëndë akute të frymëmarrjes. Simptomat, me të cilat shfaqet, janë të njëjta me ato të një gripi normal, ethe, nganjëherë diarre, dhimbje të fytit, vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rënda mund të çojë në pneumoni dhe të shkaktojë insuficiencë renale.

Nëse dyshoni se jeni infektuar nga virusi, duhet të telefononi në numrin e urgjencës 127 dhe të përpiqeni të qëndroni në karantinë, duke shmangur kontaktin me njerëzit e tjerë. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se mosha e pacientëve të infektuar nga koronavirusi është midis 49 dhe 56 vjeç dhe konfirmon se numri i fëmijëve të infektuar është i ulët. Sipas raporteve të OBSH-së, vdekshmëria prek 80% të njerëzve mbi 60 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike.

PËRHAPJA E INFEKSIONIT

Transmetimi i koronavirusit ndodh nga një person në tjetrin nga kontakti në distancë të shkurtër dhe jo nga ajri: do të thotë që virusi mund të transmetohet me teshtitje ose kollë, por jo duke marrë frymë të njëjtin ajër si një person i infektuar, për shembull, duke qenë në të njëjtën dhomë. Shkencëtarët kanë vlerësuar se çdo person i infektuar mund ta përhapë atë diku midis 1.5 dhe 3.5 personave pa masa efektive të kontrollit. Ritheksojmë edhe një herë që simptomat e koronavirusit janë të ngjashme me ato të gripit, duke qenë një virus që prek kryesisht traktin respirator. Ethet, dhimbja e fytit, vështirësi në frymëmarrje do të ndodhin.

FËMIJËT ASIMPTOMATIKË

Shkencëtarët dyshojnë se fëmijët mund të jenë asimptomatikë. Siç kishte ndodhur në rastin e një familjeje që kishte shkuar në Ëuhan dhe ishte kthyer në vendlindje duke shfaqur simptomat tipike të koronavirusit. Të gjithë ishin të infektuar, madje një fëmijë ishti diagnostikuar me pneumoni virale, por nuk shfaqi simptoma si anëtarët e tjerë të familjes. Mjekët thonë se fëmijët mund të jenë në gjendje të përgjigjen më mirë ndaj infeksionit, sepse ata kanë një sistem imunitar më reaktiv sesa njerëzit më të vjetër në moshë, të cilët, duke qenë se preken më shpesh nga sëmundje të tjera si hipertensioni, sëmundjet e zemrës, diabeti, mekanizmat mbrojtëse nuk janë të njëjtë.

GRATË SHTATZËNA

Nuk ka të dhëna shkencore mbi ndjeshmërinë e grave shtatzëna ndaj virusit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shtatzënia përfshin ndryshime në sistemin imunitar që mund të rrisin rrezikun e marrjes së infeksioneve virale të frymëmarrjes, përfshirë edhe ato nga koronaviruset. Përveç kësaj, gratë shtatzëna mund të tregojnë një rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.

Gjithsesi, lidhur me transmetimin e COVID-19, edhe për gratë shtatzëna rekomandohet të ndërmarrin veprime normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë. SI TË MBROHENI Njerëzit me sistem imunitar janë më të rriskuar për t’u prekur.

Sjelljet që duhen adoptuar për t’u mbrojtur janë: larja e duarve për të paktën 20 sekonda, veçanërisht nëse jeni në ambiente publike ku mund të ndodhë që të prekni sende apo produkte të caktuara dhe të keni më shumë kontakt me të tjerët. Nëse nuk keni larë duart, shmangni pa dashje prekjen e syve, hundës ose gojës. Sa u takon të vegjëlve tuaj, në shenjën më të vogël të ftohjes ose kollës, mbajeni nën kontroll të vazhdueshëm dhe mos hezitoni ta çoni te pediatri. Shmangni ngrënien e frutave dhe perimeve që nuk lahen mirë dhe gjithashtu mish të papërpunuar ose të zier.

VETËKONTROLLI

Koronavirusi mund të mos tregojë shenja infeksioni për shumë ditë, atëherë si mund ta marrë vesh dikush nëse është prekur apo jo. Informacioni më i fundit është se periudha e inkubacionit mund të shkojë deri në 28 ditë, para se të shfaqen simptomat e COVID 19. Kur personi fillon të ketë temperaturë ose\dhe kollë dhe shkon në spital, zakonisht mushkëritë kanë shkuar deri ne 50% më fibrozë dhe është tepër vonë. Ekspertë nga Tajvani sugjerojnë një kontroll të thjeshtë që mund ta bëjmë vetë çdo mëngjes. Merrni frymë thellë dhe mbajeni frymën për më shumë se 10 sekonda. Nëse e përfundoni me sukses pa u kollitur, pa pasur parehati, nxehje apo ndjesi shtrëngimi etj., atëherë kjo provon që mushkëritë nuk kanë fibrozë, pra, praktikisht ky është tregues i mosinfektimit.

KUR DUHET TË PËRDOREN MASKAT

Maskat me filtër apo ato kirurgjikale shërbejnë për të parandaluar përhapjen e virusit nga njerëzit e infektuar. “Maska ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksionit nga njerëzit e infektuar, por ato nuk duken aq të efektshme në mbrojtjen e atyre që nuk janë të infektuar”, thonë mjekët.

Me fjalë të tjera: është sigurisht një ide e mirë për ta vendosur atë në rast të simptomave të sëmundjeve të frymëmarrjes, siç janë kollitja dhe vështirësia në frymëmarrje, nëse kujdeseni për njerëzit me simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes si edhe nëse jeni profesionist i kujdesit shëndetësor dhe ndihmoni njerëzit me simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) gjithashtu rithekson që është shumë e rëndësishme që nëse vendosni të vishni një maskë, sigurohuni që ajo të mbulojë mirë hundën dhe gojën dhe mos e prekni pasi të vishet. Fakti i prekjes së saj vazhdimisht, për të kontrolluar nëse është pozicionuar mirë, por edhe për arsye shumë më të kota, për shembull pirja e duhanit, gjë, e cila zvogëlon efektivitetin e saj.

Megjithatë, nëse vendosni maskë, atëherë ju duhet ta dini si ta vendosni dhe si ta eliminoni. Kështu, përpara se të vendosni maskën, lani duart me ujë e sapun ose fërkojini me xhel duarsh me bazë alkooli.

Zëvendësojeni maskën me një të re nëse lagështohet dhe mos e ripërdorni më të njëjtën maskë njëpërdorimshme. Për ta hequr maskën, mos e prekni nga përpara, por kapeni nga pas te fija, hidheni atë në një kosh të mbyllur, lani duart me ujë dhe sapun ose fërkojini me xhel duarsh.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Pampuri: Nëse Rama, thjesht ëndërron 800 mijë vota, duhet të mendojë edhe fundin si Gruevski….

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë...

Close