X

U arrestua nga policia, zbardhet çfarë tha Henri Çili


Një ditë pas arrestimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.

Çili është marrë në pyetje për një orë e gjysmë nga policia gjyqësore lidhur me akuzat se do të ndikonte tek Gjykata e Lartë për lirimin e Arbjon dhe Alban Alikos. Botuesi është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk kishte kryer asnjë shkelje ligjore.

“Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte.

Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Provat e Prokurorisë do t’i kundërshtoj në momentin e duhur,”-është shprehur botuesi.

Masa e sigurisë për Henri Çilin do të jepet ditën e nesërme në Gjykatën e Përmetit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shoferi i dehur aksidentoi efektivët, policia jep detaje: Arrestuam 22 vjeçarin

Policia e Durrësit jep informacione zyrtare për ngjarjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme tek Ura...

Close