X

Përveç Henri Çilit, tek ‘Mezhgorani’ e përfshirë edhe vajza e Eli Farës, çfarë u zbulua nga përgjimet


Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë “Mezhgorani” i cili u bë publik një ditë më parë, ku 28 persona u vunë në pranga dhe mes të cilëve ishte edhe analisti Henri Çili, avokati i tij Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Ndërkohë sot është bërë publike edhe lista e të implikuarve, ku është edhe emri i Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara.

Nga përgjimet e prokurorisë bëhet e ditur se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vajza e këngëtares së njohur, emri i të cilës në gjendjen civile figuron Roxhensa Vangjush Kapurani, e cila pas pagëzimit e ka ndryshuar emrin, mësohet se fliste në telefon me njërin nga të nga të ndaluarit.

Bëhet e ditur se policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë Marina Farës, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor. Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të.

/Panorama

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ ARRSH njofton nisjen e punimeve tek Unaza, si devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po...

Close