X

Përplasja në derbin Tirana-Partizani, policia: Dy tifozë të arrestuar


Policia e Tiranës ka arrestuar dy tifozë dhe ka proceduar 9 të tjerë për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”.

Më datë 28.02.2020, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Tiranës dhe Partizanit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit janë kryer veprime të dhunshme nga tifozët, janë hedhur sendet të forta në fushën e lojës, janë dëmtuar stolat, si dhe janë futur në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy tifozë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrimi i pronës”, konkretisht:

A.M., 24 vjeç dhe M.U, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë, konkretisht shtetasit: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Turqia hap kufijtë, përleshje në Greqi mes refugjatëve dhe policisë

Përshkallëzohet situata me refugjatët e bllokuar në pikat kufitare tokësore Greqi-Turqi. Sipas medias greke, të enjten në mesnatë, në mbledhjen...

Close