X

Pampuri: Nëse Rama, thjesht ëndërron 800 mijë vota, duhet të mendojë edhe fundin si Gruevski….

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste, se ai “kërkon 800 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”.

“Nëse Rama, thjesht endërron 800.000 vota, duhet të mendojë dhe fundin si Gruevski…”, shkruan Pampuri në mesazhin e saj.

“Të degjoje kongresin e Ramës, ndjeje thjesht një trishtim sepse si pa dashur të kthente prapa ne kohe, ku familja e diktatorit merrte duartrokitje, për mashtrimet e propagandën e shëmtuar, që bënte përballe një populli të vuajtur e të varfer”, thekson ish-deputetja demokrate.

Postimi i Orjola Pampurit
Nese Rama, thjesht enderron 800.000 vota, duhet te mendoje dhe fundin si Gruevski….

Te degjoje kongresin e Rames, ndjeje thjesht nje trishtim sepse si pa dashur te kthente prapa ne kohe, ku familja e diktatorit merrte duartrokitje, per mashtrimet e propaganden e shemtuar, qe bente perballe nje populli te vuajtur e te varfer.

E njejta gje pa pike e pa presje, ndodhi dhe ne kete kongres. Aty ku u vetekenaqen, kaluan ne delir e u servilosen deri ne peshtirosje. E ajo qe ra ne sy ishte romanticizmi i ciftit ne kongres, ku medemek, opozita nuk po i mbushte mendjen…..

Ketu deliron ne fakt, pasi nuk po arrinte ta posedonte sic ka poseduar gjithcka, nuk po arrinte te ndalte denoncimet e opozites ndaj bandave te krimineleve e trafikanteve, te cilet i beri deputete, kryetare bashkish e drejtora, ku bashke me ta u kap ne pergjime duke vjedhur vota, ku me miq sponsorizues te fushatave te tij ndan parate e koncensioneve korruptive, kur ka perzene te rinj e profesioniste te mire, ku popullin e ka lene ne dite te hallit, ku bizneset i mbyti ne taksa e po mbyllen rradhazi dita dites, ku ne 7 vite nuk shtroi asnje km rruge, nuk rriti rroga e pensione, e nuk ftoi asnje biznes te huaj ne Shqiperi duke ua bere te pamundur mbijetesen, nese nuk plotesojne kushtet e tij.

Te gjitha keto jane “guret” te cilet pikerisht kjo opozita qe nuk i mbush mendjen megallomanit, i ka hequr nje nga nje nga kalaja e krimit dhe e droges qe po ndertonte Edi Rama, duke ndertuar brenda saj shtetin autokrat, ku nje dore njerezish shijonin djersen e popullit te varfer e te munduar. E sigurisht kjo nuk mund te jete opozita qe do te donte Edi Rama, por nje opozite tjeter qe te qendronte krahe tij, ta mbeshteste ne heshtje, te punonte me te dhe per te, kjo atehere do te trumbetohej nga ai si opozite e besueshme dhe e forte.

Por te gjithe ne si opozite nuk kemi lene e s’do leme ne asnje moment qe ky aktor megalloman te vijoje te qendroje ne ate karrige ne te cilen u ul me vota te vjedhura e te blera, me parate e trafikut te droges apo me ndihmen e bandave. Oret e tij ne pushtet jane te numeruara, dhe ai e di mire kete. T’i rroje kongresi dhe komunistet qe ringjalli ne te, pa per vota e per fitore, te kujtoje nje here edhe Gruevskin, dhe besoj endrra do i perfundoje menjehere.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO / Koronavirusi në Iran, njerëzit bien rrugëve

Koronavirusi tashmë është kryefjala e të gjithë mediave botërore. Virusi kinez ka marrë jetën e mijëra njerëzve në të gjithë...

Close