X

E mbështeti për 2 marsin, Meta falënderon Bujar Kapexhiun: Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë


Presidenti i Republikës falënderon një tjetër artist që ka deklaruar mbështetjen për 2 marsin.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë dhe se kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë.

“Një falënderim për Profesor Bujar Kapexhiun për solidarizimin me 2 Marsin dhe përgjegjshmërinë e tij qytetare, intelektuale dhe patriotike.

Ke të drejtë Profesor, Kushtetuta duhet të bëhet për çdo shqiptar Bibla dhe Kurani ynë. Të jetë e paprekshme dhe e padhunueshme me ligje anti-kushtetuese sot e përgjithmonë.

Kush cenon Kushtetutën do të jetë armiku i popullit tonë, sepse vetëm mbrojtja e Kushtetutës na mbron nga rreziqet e brendshme si tirania dhe arbitrariteti, por edhe nga rreziqet e jashtme që janë shtuar.

Vetëm Kushtetuta na mban të bashkuar! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin”, shkruan presidenti Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përveç Henri Çilit, tek ‘Mezhgorani’ e përfshirë edhe vajza e Eli Farës, çfarë u zbulua nga përgjimet

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë "Mezhgorani" i cili u bë publik një ditë më parë, ku...

Close