X

Hoqi përkohësisht taksën ndaj Serbisë/ Gazeta gjermane shkrim për Kurtin: Po bën një gabim serioz me SHBA, do të ketë konflikt me Trump


Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka shkruar sëfundmi për vendimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori në lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Në këtë shkrim për Kurtin nga gazetari i njohur gjerman Michel Martens, ka treguar për përshtypjet që i ka lënë Kurti si kryeministër, duke shtuar se ai po shkon drejt një konflikti të hapur” me presidentin amerikan Donald Trump, për faktin që nuk ka marrë aspak parasysh sugjerimet e SHBA-së për heqjen pa kushte të tarifës ndaj shtetit serb.

Gazetari e quan kundërshtimin e Kurtit si të paprecedentë përkundrejt Amerikës dhe mendon se Kosova është sot e pavarur falë mbështetjes së SHBA-së.

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO-s dhe që shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka ndodhur kryesisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”– ka shkruar Martens në artikullin për Kurtin.

Sipas tij plani i Kurtit për pezullim të përkohshëm e me kushte të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina është totalisht një shpërfillje e hapur e kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës, pa kushte shtesë.

Gazetari përfundon shkrimin e tij për Kurtin, duke thënë se asnjë qeveri e mëparshme e Kosovës nuk ka mundur të kundërshtojë vendimet apo sugjerimet e SHBA.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Meta njofton tjetër konferencë për mediat: Fakte të reja të grushtit të shtetit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pritet të dalë sot në një tjetër konferencë për mediat. Lajmi është bërë i ditur...

Close