X

Arjola Demiri tregon periudhën e errët të jetës së saj: Mendoja se nuk vleja si grua


Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar një periudhë mjaft të errët në jetën e saj kur është futur në depresion.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Demiri u shpreh se ka pasur një kohë kur nuk po gjente dritë dhe mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe.

Më tej aktorja tregoi se ajo që e ka ndihmuar të dilte nga depresioni ka qenë mikja e saj Almona, e cila e surprizoi edhe me një video-mesazh në emision.

“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka patur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës.

Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës,”– tregoi Arjola.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Më mban zgjuar natën”, Rudina Dembacaj pozon e lumtur në krahët e Mark Frrokut

Para disa kohësh Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin Mark Frroku. Dyshja janë kthyer në një...

Close