X

VIDEO / Tirana-Partizani 5-1, derbi i çmendur në “Air Albania”, dominim bardheblu në kryeqytet

Derbi i çmendur. Tirana ka shpartalluar kampionët në fuqi me rezultatin 5-1. Një triumf madhështor për skuadrën e Emanuel Egbosë. Dopietat e Bathës dhe Muçit si dhe goli i autogoli i Idrizajt, i siguruan këtë fitore madhështore 24 herë kampionëve të vendit, ndërkohë që për të kuqtë e Adolfo Sormanit, braziliani Kordeiro ishte shënuesi i vetëm në minutën e 2-të. Me triumfin e sotëm, bardheblutë e kanë thelluar diferencën në +9 nga kampionët në fuqi.

Tirana-Partizani 5-1
15′ (p), 19′ (p) Batha, 63′ (ag) Idrizaj, 82′, 90’+1′ Muçi / 2′ Kordeiro

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e thellë 5-1 të Tiranës.

90’+1’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Goditje dënimi spektakolare e talentit të Tiranës që dërgon topin në rrjetën e Hoxhës.

82’ GOOOL Tirana, shënon Muçi. Torasa fiton topin para zonës së Partiznait dhe gjuan në portë, Hoxha devijon dhe aty vjen me shpejtësi Muçi i cili dërgon sferën në rrjetë.

63’ GOOOL Tirana, shënon autogol Idrizaj. Tirana krijon një mundësi të mirë në krahun e djathtë me Ngo i cili nis topin drejt qendrës ku nuk është askush. Idrizaj duke u munduar të largojë topin në fundore e dërgon në rrjetën e portës së tij.

19’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

18’ Penallti tjetër për Tiranën pas një ndërhyrje të Telushit ndaj Kale.

15’ GOOOL Tirana, shënon Batha.

13’ Penallti për Tiranën. Torasa rrezohet në zonë dhe Xhaja jep penallti mes protestave të të kuqve. Përfundon i ndëshkuar me të kuq edhe Bitri.

2′ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Pas goditjes nga këndi, topi përfundon te Kordeiro i cili gjuan fluturimthi nga jashtë zonës me sferën që ndalet në rrjetë pas krahëve të Likës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, SPORT
“Zëri i Amerikës”: Përse nuk veprohet ndaj zyrtarit që implikon Henri Çilin?

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha...

Close