X

PS bëhet parti familjare, gruaja e liderit, Linda Rama, mban fjalim në Kongres mes duartrokitjeve të zjarrta të grave socialiste

Bashkëshortja e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Linda Rama, ka mbajtur ditën e sotme, një fjalim në Kongresin e partisë.

Mbërritja e zonjës Linda, u shoqërua me duartrokitjet e pambarimta të grave socialiste, të cilat arritën thuajse në “ekstazë” kur dëgjuan emrin e saj të shqiptohej nga Lindita Nikolla. Kjo pritje kaq e zjarrtë, nuk erdhi si pasojë e ndonjë lidhje apo kontributi të spikatur të zonjës Linda në parti, por sepse ajo është bashkëshortja e liderit tonë, Edi Rama.

Në fjalimin e saj, zonja Linda, tregoi edhe një si gjysmë barcaletë, me një kryetar komune në Gjirokastër dhe momentin kur Edi Rama u zgjodh kryetar partie.

Në vjeshtën e vitit 2005, PS zgjidhte  kryetarin e saj të ri.  Në atë kohë kishim filluar të aplikonim modelin e ri të shkollave komunitare në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat. Ai kongres i trazuar zgjodhi kryetar Edin. Kryetar i Komunës erdhi në zyrën tonë dhe e pyetëm, si shkoi kongresi?
Ai më tha, nuk e zgjodhëm ne kryetarin, por fëmijët tanë, na mbytën me mesazhe duke thënë zgjidhni atë të gjatin, se është modern dhe e ka të lehtë komunikimin me ta.
Edi erdhi në krye të PS, si një thirrje e fëmijëve të atyre, që me vështirësi i dhanë jo pak Shqipërisë së trazuar“, tha Linda Rama.

Zonja Linda foli edhe për një sërë çështjesh, ku fokusi ishin fëmijet dhe investimet e nevojshme për të përmirësuar jetët e tyre. Këtu, zonja Linda tregoi edhe një histori të gjatë me Zahon brenda.

Një nga akuzat e shumta që socialistët i kanë drejtuar LSI-së, është etiketimi si një parti familjare, të cilën e zotërojnë bashkëshortët Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta.

Ndërsa PS, për herë të parë në historinë e saj pluraliste, duket se po merr trajta familjare, ku në kongres flasin burrë e grua, për të ardhmen e ndritshme që e pret Shqipërinë.

Pas fjalës së zonjës Linda, në skenë u shfaq lideri Rama, i cili bëri disa batuta për gruan e tij dhe “hallet” që kanë në shtëpi.

E dëgjuat zërin e opozitës time më të fortë, më takon ta falenderoj Lindën, sepse sidoqoftë ishte shumë më e moderuar këtu, se mbrëmë në shtëpi, ku zhvillohet debati i parlamentit tonë familjaro-katundar. Rrofsh moj grua që më kurseve..“, tha Rama.

/TPZ.al/

PS bëhet parti familjare, gruaja e liderit, Linda Rama, mban fjalim në Kongres mes duartrokitjeve të zjarrta të grave socialiste

PS bëhet parti familjare, gruaja e liderit, Linda Rama, mban fjalim në Kongres mes duartrokitjeve të zjarrta të grave socialiste

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Vendredi 28 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Berisha: Thaçi dhe Vuçiç kanë takime sekrete në Romë për ndarjen e Kosovës

“Aleksandër Vuçiç është presindeti serbomadh më rusofil në historinë e Beogradin, madje më rusofil sesa vetëm Millosheviçi”. Kështu e etiketon...

Close