X

Partizani zhbllokon derbin me Tiranën, Cordeiro mposht Likën me një gol fluturimthi

Minuta e 2-të dhe Partizani ka zhbllokuar sfidën me William Cordeiro i cili ka shënuar një gol fluturimthi. Ndeshja filloi vrullshëm nga ekipi i Partizanit i cili kërkoi golin dhe e gjeti shumë shpejt me brazilianin Cordeiro i cili përfitoi nga një largim i kornes nga Tirana duke e gjuajtur topin në ajër.

Portieri bardheblu Ilir Lika nuk kishte asnjë shans para asaj goditje duke u disavantazhuar dhe nga tymi i krijuar në Air Albania Stadium pasi mbrapa portës ka tifozët e kuq të Ultras Guerrils.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH
PS bëhet parti familjare, gruaja e liderit, Linda Rama, mban fjalim në Kongres mes duartrokitjeve të zjarrta të grave socialiste

Bashkëshortja e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Linda Rama, ka mbajtur ditën e sotme, një fjalim në Kongresin e...

Close