X

La dasmën për të dashurin, por përdhunohet nga shokët e tij

Një vajzë 17-vjeçare nga Gjilani i Kosovës ishte larguar me të dashurin ditën kur do të martohej me një person që e kishte fejuar familja. Por ajo që kishte menduar iu kthye në tmerr. Ajo u detyrua të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj. 17-vjeçarja braktisi familjen mesnatën e 23 shkurtit.

Menjëherë prindërit e saj kishin lajmëruar Policinë Rajonale të Gjilanit, por më 24 shkurt familja njoftoi se e bija ishte kthyer sërish në shtëpi. Bazuar në dëshminë që ajo ka dhënë në Policinë e Kosovës, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Dhunimi seksual ndaj saj kishte vazhduar edhe gjatë rrugës për në shtëpi. Menjëherë policia ka vendosur në pranga tre nga katër të dyshuarit. Të arrestuarit kanë treguar versionin e tyre para instancave por Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gazment Bardhi: Nuk besoj se Meta do të shpërndajë parlamentin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir...

Close