X

Gazment Bardhi: Nuk besoj se Meta do të shpërndajë parlamentin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për manifestimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Bardhi tha në “zonë e Lirë” se nuk dinte se cfare do të bëjë Presidenti dhe se nuk mendonte se dekreti që do firmosë Meta është ai për shpërndarjen e parlamentit. Pozitive sipas Bardhit është moskontestimi i deklaratave të Presidentit nga ambasadat në Tiranë.

“Nga deklaratat publike, presidenti ka njohur se do të firmosë një dekret. Mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarjen e parlamentit, por do ta shohim. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të Presidentit. Se çfarë do të ndodhë atë ditë nuk e kam idenë fare, sepse nuk organizohet nga partitë politike. Unë do të jem atje si qytetar i Republikës së Shqipërisë

Duke folur për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, Bardhi deklaroi se për 2 Marsin nuk ka pasur asnjë qëndrim prej tyre duke shtuar se do t’ informojnë se çfarë ka bërë Rama për të bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Nuk ka pasur asnjë qëndrim të asnjë ambasade që të ketë kontestuar deklaratat e Presidentit. Ambasadorja e ka një nga tri prioritetet e veta çështjet në Shqipëri që lidhen me aleancën tonë në NATO. Ajo nuk e di që Rama bënte protesta për të bllokuar anëtarësimin tonë në NATO. Kjo është një nga detyrat tona për ta informuar në ditët në vijim. Është detyrë e jona për ta informuar, por nuk ka asgjë normale në postimin e ambasadores, sa kohë ajo e ka një nga tri prioritetet. Nëse Rama do kishte mbështetje ndërkombëtare, sot do të ishin hapur negociatat. Konfirmoj se asnjë ambasadë apo faktor ndërkombëtar nuk e mbështet Ramën. Nuk gëzon mbështetje” shprehet Bardhi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Shpërthen stadiumi! ‘Rama ik’ edhe në humbjen e Partizanit të Ramës

Nuk ka mjaftuar vetëm humbja e thellë 5-1 ndaj ekipit të vëllait. Kryeministrit Edi Rama i është dashur të përballet...

Close