X

Trajneri që ka mundur më shumë Realin këtë shekull, Guardiola: I shënuam në momentin e tyre më të mirë


Nuk ishte si një “El Clasico”, por për Pep Guardiolën fitorja e djeshme ndaj Real Madrid me Mançester Sitin kishte një shije të veçantë.

Ai u bë trajneri i cili në shekullin e 21-të ka mundur më shpesh Real Madrid, 10 herë, duke u shkëputur nga Valverde dhe Simeone që e ndjekin tashmë me 9 fitore përballë madrilenëve.

“E rëndësishme ishte mënyra se si luajtëm. U munduam të vinim këtu që të fitonim ndeshjen dhe ia dolëm në këtë stadium. Por është vetëm pjesa e parë dhe nëse ka një skuadër që mund të përmbysë situatën, është ky klub.

Padyshim është një rezultat i mirë. sigurisht jam shumë krenar, por është vetëm hapi i parë. kemi edhe një ndeshje tjetër ndaj nuk ka mbaruar asgjë”, tha trajneri I Mançester Sitit.

“Mund të them se kur ishim në momentin më të mirë ne pësuam gol, të cilin nuk duhej ta kishim pësuar, dhe kur ata ishin më mirë ne i shënuam gol.

Kjo është konkurrenca, ky është futbolli. Duhet të përmirësohemi në mënyrë që të mos u dhurojmë golin si ai që pësuam. Por është pjesë e lojës dhe ndoshta në të ardhmen ne do të rritemi”, tha Guardiola.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Sarri: Në Itali do na kishin dhënë dy penallti, lojtarët nuk kuptojnë që duhet të lëvizin shpejt topin

Juventusi humbi mbrëmë ndaj Lionit dhe tregoi se nuk është gati ta fusë veten në listën e treshes apo katërshes...

Close