X

Repubblica zbulon skenarin e Juventus: Sarri rrezikon shkarkimin, kthehet Allegri


Maurizio Sarri nuk është më aq shumë i sigurtë për një qëndrim tek Juventus dhe rreziku i shkarkimit qendron më pranë se kurrë pas disfatës në Lyon. Sipas asaj që konstaton La Repubblica, pas shtatë muajsh pune është sikur Juventusi të mos ketë trajner. “Është sikur të stërvitet vetë. Lojtarët kërkojnë të ndjekin udhëzimet e tij të paqarta, konfuze, jo të asimiluara”. Kur Mauricio Sarri pranon se nuk arrin të japi një koncept fare të thjeshtë si shpejtësinë në pasime dhe qarkullimin e topit, tregon një kandidat në rënie dhe një impotencë të sinqertë: është mësuesi që i thotë prindërve se nuk është i zoti t’i mësojë alfabetin djemve, shfaq insinuatën gazeta.

Juventusi më i fortë i kohëve ka qenë gjithmonë “i keq”: me Trappattoni, Lippin, Conte e Allegri. Ky i Sarrit është përkundrazi i butë si një kafshë shtëpiake dhe për ta mbledhur kapiteni Leonardo Bonucci ka qenë i detyruar t’i ngacmojë përqendrimin jo të mirë dhe të ulët gjatë nxehmjes në Francë. Mbrojtësi ekspert kishte kuptuar tashmë gjithçka. Është e qartë që Juventus do të mund ta eleminojë Lyon dhe ndoshta të luftojë deri në fund për titullin kampion. Por duket që dikush (Sarri) është duke hedhur themelet e një tjetri (Guardiola?), pavarësisht se këtu bëhet fjalë për fatet e lojtarit të dytë më të mirë në botë: deri kur do të tronditet Cristiano Ronaldo? Deri kur ky çarmatim i tij i vetmuar nuk do të peshojë në mënyrë fatale? Brenda skuadrës dhe në klub, tashmë që në vjeshtë e kishin kuptuar se Maurizio Sarri nuk është i përshtatshëm për Juventusin.

Nëse Juventus nuk e shkarkon, tani bëhet fjalë për të mbërritur në qershor dhe për të zgjedhur njeriun e duhur. Por nëse situata precipiton nuk është i përjashtuar vendimi drastik: domethënë kthimi i Massimiliano Allegri, sa më shpejtë të jetë e mundur, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
“Ndalohen fytyrat e mbuluara dhe sendet e forta”: Policia e Tiranës blindon derbin

Incidentet e ndodhura në javët e fundit, me thyerjen e stolave të stadiumit të ri, kanë bërë vigjilente Policinë e...

Close