X

Numri 2 i qeverisë së Kosovës: Pas heqjes së taksës na presin në Shtëpinë e Bardhë

Zv.Kryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti tha në emisionin “Pressing” të T7 se nëse nesër hiqet taksa pa kushte dhe pa reciprocitet, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për dialog.

“Nëse taksa hiqet nesër, krerët e shtetit të martën do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për ta rifilluar dialogun. Java tjetër është momentum i rëndësishëm në zhvillimin e dialogut” – tha Hoti.

Ai tha se ajo çfarë ka bërë Kurti nuk mjafton për të përmbushur kërkesën e ndërkombëtarëve.

“Ekziston një limit i ngushtë kohor që ne si qeveri e re të dalim në krye të proceseve. Nëse nuk dalim në krye të proceseve, nuk na falet. Besoj që nuk ka kohë për zgjidhje. Nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA-në”, – ka deklaruar Hoti.

“Nuk mund të jemi kreativ as në listimin e pikave të ndryshme, as në parafrazimin e çështjeve me elokuencë. Ka marrë fund ajo. Duhet ta ndjekim një rrugë bashkë me ta, për ta forcuar sovranitetin tonë. Ndryshe, mbesim qeveri e izoluar, që nuk ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, – ka theksuar Hoti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Shoferi nuk i bindet patrullës së policisë, mjeti me refugjatë sirianë del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një mjet që po transportonte katër refugjatë nga Lindja e Mesme ka dalë nga rruga dhe ka përfund në kanal....

Close