X

Meta: Rama pushtues dhe puçist. Nëse duhet, do të ketë revolucion

Më 2 mars, ora 17:00, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan “Grusht Shteti”. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion do të ketë. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë. Çfarë revolucioni? Revolucion për zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!” – tha Meta që nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama.

“Rama po sillet si një pushtues institucionesh dhe një puçist. Kjo mazhornacë mori leje nga dy ambasadorë të rëndësishëm duke lejuar shkeljen e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm. Ambasadorët ne i kemi lejuar që të vijmë në këtë situatë” – tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Lajm i fundit/ Amerikanët nuk pranojnë propozimin e Kurtit për heqjen e taksës me kushte

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e sotshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për...

Close