X

Ilir Meta: Përse të dorëhiqem unë, që të bëhet Baton Haxhiu President?!

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku ka shpjeguar se si mazhoranca ka “rrëmbyer” kompetencat e tij, me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta u pyet nga gazetari Fevziu, se përse nuk dorëhiqet nga posti që mban. Presidenti u shpreh se nëse do të jepte dorëheqjen, do të “çohen disa trima dhe të luajnë me interesin kombëtar”.

“Unë të jap dorëheqje? Pse të jap unë dorëheqjen? Që të çohen disa trima dhe të luajnë me interesin kombëtare? Të iki unë dhe të bëhet Baton Haxhiu president?” – tha Meta.

Presidenti shpjegoi se arsyet se përse ka thirru popullin në bulevard.

“Institucionet nuk funksionojnë. Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli… unë tani e kam, të qartë se populli do të vendosë legjitimitetin. Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë” – tha Meta.

VIDEO: 

VIDEO – Ilir Meta në Opinion

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Asnjë vend nuk do të kursehet nga koronavirusi/ OBSH: Vetëkënaqësia, fatale në këto momente

Asnjë vend nuk duhet të bëjë "gabimin fatal" për të supozuar se do të kursehet nga koronavirusi, tha Organizata Botërore...

Close