X

Heqja e taksës, reagon Haradinaj: Albin Kurti u dorëzua para Serbisë

Në konferencën për shtyp që po zhvillon nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur Albin Mashtruesi, si dhe e ka bërë përgjegjës për rifillimin e pushtimit ekonomik të Kosovës nga Serbia.

Gjithashtu Haradinaj nuk ka lënë pa përmendur edhe Rusinë, ku me këtë vendim, Kurti i ka hapur rrugën në Kosovë si Serbisë, por edhe Rusisë.

Postimi i plotë:

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, FLASH, LAJME
Albin Kurti dorëzohet para amerikanëve, gradualisht do të hiqen tarifat me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është dorëzuar përballë kërkesave të SHBA. Ai ka dalë sot në një konferencë...

Close