X

Europa League/ Asnjë surprizë, kualifikohen Roma, Leverkusen dhe Wolves!

Roma është kualifikuar në raundin e 1/8-ave pasi barazoi 1-1 në takimin e kthimit ndaj belgëve të Gent .Golit të David në minutën e 25-të iu kundërpërgjigj Kluviert 4 minuta më pas për verdhekuqtë. Falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë, Roma avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 2-1 në favor.

U kualifikua për më tej edhe Wolves pavarsisht se u mposht në Spanjë me shifrat 3-2 nga Espanyol. Fitorja 4-0 në takimin e parë kualifikoi më tej skuadrën angleze.

Të lehtë e pati edhe Bayer Leverkusen që fitoi edhe takimin e dytë ndaj Portos me shifrat 1-3 me gola të Alarios, Demirbay dhe Havertz. “Aspirinat” avancuan në 1/8-at me rezultat përgjithshëm 5-2 në favor.

U kualifikuan edhe Lask e Wolfsburg falë sukseseve respektive 2-0 ndaj AZ Alkmaar dhe 0-3 ndaj Malmos në transfertë. Ndërkohë Baseli bëri detyrën edhe në takimin e dytë ndaj Ludogorets të cilin e fitoi me rezultatin 1-0 dhe avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-0.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, SPORT
Heqja e taksës, reagon Haradinaj: Albin Kurti u dorëzua para Serbisë

Në konferencën për shtyp që po zhvillon nga kryeministria, Albin Kurti njoftoi heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe....

Close