X

Zv. Presidentja e Iranit infektohet me koronavirus

Zv. Presidentja e Iranit, Masoumeh Ebteka, është infektuar me koronavirus, sipas raportimit të mediave lokale.  Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se nuk është shtruar në spital.

Zv. Presidentja është parë të ulet pranë Presidentit Hassan Rouhani gjatë një mbledhje të kabinetit ditën e djeshme.

Aktualisht ajo është zv. Presidente për Gratë dhe Çështjet e Familjes.

Edhe zyrtarë të tjerë në Iran janë infektuar nga koronavirusi.

Irani është aktualisht vendi më i goditur nga ky virus në Lindjen e Mesme. Deri tani janë konfirmuar 245 persona të infektuar dhe 26 kanë ndërruar jetë.

Rastet e infektimit kanë filluar të ulen në Kinë, por duket se po shfaqen në vende të tjera të botës.

Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bruce Aylward, deklaroi se Kina e ka menaxhuar me sukses situatën dhe ky sukses i Kinës, ka bërë që shumë vende të krijojnë perceptime të gabuara dhe një ndjenjë sigurie false, ndaj këtij virusi.

“Vendet duhet të jenë gati ta menaxhojnë këtë në një shkallë të madhe dhe duhet bërë shpejt. Kina e di se si t’i mbajë gjallë njerëzit nga COVID. Nuk do të jetë kështu me të gjitha vendet e botës… Është një sëmundje serioze”, deklaroi eksperti.

Sipas Aylward, e gjithë përpjekja titanike e Kinës, u ka dhënë vendeve të tjera një “siguri false”, duke bërë që ato të mos marrin masat e nevojshme dhe të mos planifikojnë mjaftushëm.

“Sa vende po planifikojnë shtretërit në spitale, ventilimin, kapacitetin e laboratorëve, për të menaxhuar këtë? Duhet të ketë një ndryshim në mendësi. Duhet planifikim”, i shpreh eksperti.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Konflikti në lindje të Europës/ Pompeo: Krimeja është Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni “nuk i njeh dhe nuk do t’i njohë kurrë” pretendimet e...

Close