X

Asnjë vend nuk do të kursehet nga koronavirusi/ OBSH: Vetëkënaqësia, fatale në këto momente

Asnjë vend nuk duhet të bëjë “gabimin fatal” për të supozuar se do të kursehet nga koronavirusi, tha Organizata Botërore e Shëndetit të enjten, ndërsa qeveritë nga Irani në Australi u përpoqën të përmbajnë përhapjen e shpejtë globale të epidemisë.

Me infeksione të reja të raportuara në të gjithë botën, që tani tejkalojnë ato në territorin e Kinës, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se edhe kombet e pasura duhet të përgatiten për surpriza, raporton Reuters.

“Asnjë vend nuk duhet të supozojë se nuk do të ketë raste, kjo do të ishte një gabim fatal ,” tha Tedros, duke treguar Italinë, ku autoritetet thanë se tre persona të tjerë kishin vdekur, duke e çuar numrin e vdekjeve në 17 persona. Rastet e konfirmuara atje u rritën në 650 në total.

Qeveritë urdhëruan që shkollat të mbylleshin dhe anuluan tubime të mëdha, përfshirë ngjarje sportive, në përpjekje për të ndaluar sëmundjen e ngjashme me gripin që u shfaq në Kinë, më shumë se dy muaj më parë, nga një treg i paligjshëm i jetës së egër.

Situata atje është në rënie, pas një fushate agresive, por duke u rritur diku tjetër.

Në Japoni, ku rastet u rritën në 200 të prekur, pati shqetësim të veçantë pasi një femër rezultoi sërish pozitive për herë të dytë.

Kreu i programit të urgjencës së OBSH-së, Dr Mike Ryan, tha se po zhvillohen diskutime me organizatorët për fatin e Lojërave Olimpike të vitit 2020, të planifikuar në korrik në Tokio.

Anulimi ose zhvendosja e tyre do të ishte një goditje fatale për Japoninë.

Koronavirusi ka sulmuar kryesisht Kinën, duke shkaktuar më shumë se 78,000 infeksione dhe rreth 2,750 vdekje. Ai është përhapur në 44 vende të tjera, ku janë raportuar rreth 3,250 raste dhe 51 vdekje.

Megjithëse shpërthimi plotëson përkufizimin e një pandemie, OBSH akoma nuk e ka përdorur këtë term.

“Ky virus ka potencial pandemik,” u tha shefi i OBSH-së Tedros gazetarëve në Gjenevë.

Ai tha se Irani, Italia dhe Koreja e Jugut ishin në një “pikë vendimtare” dhe se Presidenti amerikan Donald Trump kishte të drejtë të rekomandojë masa parandaluese të higjienës, siç është larja e shpeshtë e duarve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Investigimi i “Washington Post”/ Grenell, lobisti me pagesë i autokratëve

Emërimi i Richard Grenell, njëkohësisht ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për...

Close