X

Albin Kurti dorëzohet para amerikanëve, gradualisht do të hiqen tarifat me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se është dorëzuar përballë kërkesave të SHBA. Ai ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar se Kosova do të heqë tarifat për mallrat serbe.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti ‘kushtëzoi’ edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“BE’ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”

Kurti ka thënë se taksa do të rikthehet sërish nëse Serbia nuk reflekton.

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.

Albin Kurti dorëzohet para amerikanëve, gradualisht do të hiqen tarifat me Serbinë

Albin Kurti dorëzohet para amerikanëve, gradualisht do të hiqen tarifat me Serbinë

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Jeudi 27 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, FLASH, KRYESORE, LAJME
Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj në Mirditë, vetëvritet në banesën e tij Fatmir Kolecaj

Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vrau ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj...

Close