X

“Toni” dhe “Denisi”, agjentët e infiltruar të policisë që zbuluan skemën e basteve online

Gazetarja Anila Hoxha ka zbërthyer skemën, se si me anë dy agjentëve të infiltruar, Policia e Shtetit në bashkëpunim me komisariatet kanë lokalizuar pikat e nxehta të lojërave të fatit dhe të basteve të palejueshme online. Gjithçka ndodhi tre netë më parë, kur dy agjentët, Toni dhe agjenti 328 që prezantohej si Denisi u sulën në terren në lokale të shumta ku viheshin baste dhe ushtroheshin lojëra të ndryshme të fatit dhe stimuluan blerjen e basteve online. Ata filmonin gjithçka, dhe më pas largoheshin drejt një tjetër pike.

Kjo skemë, sipas Hoxhës, futi në kurth shumë persona pasi tashmë Prokuroria ka në dorë edhe mesazhe të llojit: “Hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5000 euro dhe manis në Whatsapp! Apo edhe “si ta hap?”

“Prokurorët e çështjes, kryesisht Anisa Qilimi u referohet raporteve të shërbimit dhe hetimit të detajuar nga Policia e Shtetit. Në dosje dhe në fashikull thuhet se i referohet procesverbalit të dy agjentëve të mbuluar me nofkat: Toni dhe agjenti 328, të cilët sipas udhëzimeve futeshin në lokale të caktuara dhe stimulonin blerjen e basteve online. Njëri prezantohej si Toni, ndërsa tjetri si Denis. Pasi janë identifikuar ka veçanërisht administrator lokalesh të arrestuar, në Tiranë edhe në qytetet e tjera.

Prokuroria u referohet edhe bisedave të kapura në telefonat e sekuestruara. Në disa prej tyre janë kapur edhe mesazhe me tekst: “Hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5000 euro dhe ma nis në Whatsapp! Apo edhe “Si ta hap?”. Gjithashtu janë gjetur edhe fotot të basteve apo skedinave të bëra, kode dhe një sërë gjurmësh të tjera për sa u takon të implikuarve që janë tashmë përballë katër akuzave, më e rënda ajo e pastrimit të parave. Mes të dyshuarve shtë edhe një inxhinier elektronik, që ka mbajtur kontakte edhe me ish-pronarë të basteve,”– tha gazetarja.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Xhixho: Në 2 mars në bulevard, për Kushtetutën dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në një intervistë për “Euronews Albania” shprehet se më 2 mars qytetarët do të marrin...

Close