X

Tentuan të vrisnin një person në Korçë, arrestohen tre të rinjtë


Policia e Korçës arrestoi tre shtetas të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale. Në pranga janë vënë dy vëllezër me inicialet Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç, si dhe shtetasi M.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Të tre këta shtetas janë akuzuar për veprat penale; “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Këta shtetas, në datën 23 nëntor 2019 në lagjen 8 në Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.02.2020, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” konkretisht ndaj shtetasit Xh. Sh., për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”; ndaj shtetasit A. Sh., për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”; si edhe ndaj shtetasit M. Sh, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U fut pa probleme në Rinas, kapet në Sarandë francezi me 106 890 euro

Policia e Sarandës ka sekuestruar mbi 100 mijë euro dhe ka proceduar penalisht një të moshuar francez, i cili nuk...

Close