X

Stresi s’i ndahet zarareve, ‘sherr’ me uniformat blu: Janë shumë të frikshëm, nuk përleshem me shtetin


I ftuar në “WhyNot?” reperi Arkimed Lushaj ka folur pa filtra, duke rrëfyer edhe për episodin e tij të fundit, në të cilin është ndeshur me uniformat blu.

Stresi ka treguar se pati një përplasje verbale me policinë, pasi i sekuestruan dy makinat një shokut të tij.

Por, pavarësisht se ai nuk i ndaj ‘sherret’ me policinë, Stresi ka treguar se është më i rezervuar, pasi shteti të rrokullis si të dojë.

“Me thënë të drejtën, zarari im i fundit ka qenë parmbrëmë. Sa u ndamë bashkë që folëm për intervistën, u shamë me policët.

U grumbulluam aty dhe ia morën 2 makinat atij shokut tim në garazh edhe ai u tërbua normalisht, tha se kam problem, nesër kam për ta blerë më të shtrenjtë (qesh).

Janë shumë të frikshëm për fëmijët e vegjël me ato maskat dhe automatikët sikur çfarë janë duke marrë.

Në të gjithë botën policia nuk të vjen në atë mënyrë që të të terrorizojë. Nuk u përleshëm sepse nuk përleshesh dot me shtetin fizikisht. Shteti të rrokullis si vezë po të dojë.”,– është shprehur reperi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Kejvina Kthella heq dorë nga djemtë e fortë, zbulohet romanca e re me reperin e famshëm

Ish-velina e Ermal Mamaqit, Kejvina Kthella, u përfol për një lidhje me reperin Sever Saraqi, por flitet se në fakt...

Close