X

“Shkeli Kushtetutën”, Meta dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë


Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, njofton se sot në orën 13:00, Presidenti do të kallëzojë në SPAK ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Blushi shkruan në “Facebook”, se padia është për ministren Gjonaj dhe për funksionarë të tjerë të lartë, që sipas Kreut të Shtetit, janë përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit.

Kjo është hera e dytë, që Kreu i Shtetit i drejtohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi më herët ka kallëzuar penalisht edhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pas përplasjeve me të për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, shkruan Blushi.

#PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin 🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ministria i hoqi licensën pasi u mbyll prej koronavirusit, Nishani: Shkolla mori masë logjike, rilindasit duan të mbjellin terror

Ish- Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani shkruan në FB se heqja e licencës së shkollës private "Udha e Shkronjave” në...

Close