X

Pezulluan mësimin prej koronavirusit, ministria i heq licensën shkollës “Udha e Shkronjave”


Ministria e Arsimit i ka hequr licencën shkollës “Udha e Shkronjave” pasi dje njoftoi se do të pezullonte mësimin për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi është njoftuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale nga ministrja e Arsimit, Besa Shahni, e cila tha se mësimi pezullohet vetëm me urdhër të ministrit dhe askujt tjetër.

Një ditë më parë, shkolla vendosi pezullimin e procesit mësimor për të parandaluar ndonjë pasojë të mundshme nga koronavirusi. Sipas ministrisë, kjo gjë ka përhapur panik duke bërë që sot t’i heqin licencën.

Nxënësit e kësaj shkolle sipas Shahinit do të transferohen në shkollat e tjera.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën”, shkruan ministrja në Facebook.

Abcnews.al mëson se vendimi për heqjen e licencës është marrë pas një inspektimi të kryer sot në mëngjes në shkollën “Udha e Shkronjave” nga Drejtoria Arsimore e Tiranës.
Pasi kanë konstatuar se nuk bëhej mësim ata kanë njoftuar ministrinë, e cila ka vendosur që t’i heqë licencën.

Postimi i plotë i Shahinit

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri.

Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Uncategorized
“Dokumentet e publikuara nga Presidenti, dëshmi e rëndë e kapjes së shtetit”, shpërthen Vasili: Ku është pra reforma në drejtësi?

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i cilëson dokumentet e publikuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, një dëshmi të rëndë...

Close