X

Meta sulmon ish-ambasadorët e SHBA dhe BE: U puthën në buzë dhe pastaj…

Presidenti Ilir Meta sulmoi mjaft ashpër ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Në intervistën dhënë për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se nuk “pret zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension”.

“Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus.

Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension.

Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë. Në radhë të parë me pjesëmarrjen, prandaj të tjerat do i komunikojmë në miting…manifestim, kjo është fjala më e mira. Shqiptarët duhet të nguten” – tha ai.

Në fakt Donald Lu pas përfundimit të mandatit në Shqipëri u emërua ambasador në Kirgistan.

I pyetur nëse janë shantazhuar nga zyrtari i lartë i DASH, Palmer që i telefonoi ai u përgjigj: “Ju nuk jeni këtu për të bërë shaka, unë kam respekt për të gjithë partnerët dhe kam folur seriozisht me ata për të gjitha këto shqetësime, se çfarë bëjnë ata është përgjegjësi e tyre, koha më ka dhënë mua gjithmonë të drejtë. Se çfarë ka bërë opozita është çështje e opozitës dhe jo e imja” – tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Rrëmbimi i kompetencave”, Meta: Etilda mund të kalojë pronësinë e çdo shqiptari në emrin e vet ose të Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke dhënë një intervistë për emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” të gazetarit të mirënjohur...

Close