X

Media greke ngre alarmin: 32 grabitje të armatosura në dy javë, alarm vjedhjesh në zonat minoritare

Mediat greke shkruajnë se në dy javët e fundit, në Finiq të Gjirokastrës, zonë e banuar kryesisht nga grekët, kanë ndodhur 32 grabitje të armatosura, duke frikësuar popullatën lokale.

Sipas asaj që raportojnë mediat helene, situata ka bërë që kryetari i Bashkisë Finiq Leonidha Hriso të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit.

Bashkia Finiq me anë të një njoftimi zyrtar ka publikuar shifrat e vjedhjeve të fundit në zonë.

Agresorët përpos vjedhjeve e grabitjeve të parave, kërcënojnë gjithashtu edhe të moshuarit. Mediat greke po ashtu nënvizojnë se gjendja e njëjtë e kriminalitetit për vjedhje është edhe në bashkinë tjetër të banuar kryesisht nga minoritarët, Dropull të Gjirokastrës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vijon frika nga koronavirusi në Itali/ Shkon në shtatë numri i viktimave

Shkon në shtatë numri i viktimave nga Koronavirusi në Itali. Sipas asaj që raporton "La Repubblica", bëhet fjalë për një...

Close