X

Mbetjet e rrezikshme nga Italia, Gjykata lë në burg pronarin e firmës së grumbullimit, zv. kapitenin e tragetit dhe shoferin e furgonit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e arrestit për gjashtë të arrestuarit gjatë operacionit ku u kapën mbetjet e rrezikshme në Vlorë.

Nga gjashtë të arrestuarit Gjykata ka vendosur arrest me burg për pronarin e firmës së grumbullimit, Zamir Kornuzin, zëvendës kapitenin e tragetit St Damian Kujtim Xhaferllarin si dhe për shoferin e furgonit Arbër Çunin.

Në arrest shtëpie janë lënë kapiteni i tragetit, Festim Tafa, dhe Elisabeta Çuni, administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1”.

Kurse drejtori operativ i agjencisë së biletave është lënë në detyrim paraqitje.

Administratorja e firmës së pastrimit ”Delfini 1”, Elisabeta Çuni, pas seancës ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Mos ta fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Nga Artan Fuga Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm, por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme! Duhet ndryshuar katërcipërisht...

Close