X

Itali, shkon në katër numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 150 të infektuar


Ka shkuar në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 84-vjeçar në Bergamo, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Viktima e tretë ishte në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 152 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Panik gjithandej, edhe kishat janë mbyllur”, shqiptari flet nga zona e prekur nga koronavirusi në Itali

Autoritetet italiane kanë konfirmuar të dielën në mbrëmje edhe vdekjen e tretë në Itali nga koronavirusi. Ndërsa, numri i të...

Close