X

Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars

Në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars.

“Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t’i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë”, u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo.

Ilir Babaramo: Nëse qytetaret më datë 2 mars  ju kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Ilir Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më, që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë.

Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Ilir Babaramo: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Ilir Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/