X

Dalin pamjet, gruaja tenton t’u heqë kapuçin, por grabitësit i thyejnë brinjët: Na rrahën, morën bizhuteritë dhe paratë


Gjashtë persona me maska kanë grabitur me dhunë një banesë në fshatin Çernenë të Maqellarës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në momentin kur hajdutët kanë hyrë në banesë, brenda kanë qenë vetëm burri dhe gruaja të identifikuar si Rrahman dhe Hasije Dule.

Grabitja ka ndodhur për vetëm 5 minuta dhe më pas të 6 personat janë larguar me urgjencë nga banesa.

Fillimisht ata kanë hyrë në banesë duke thyer derën dhe menjëherë u kanë kërkuar pronarëve të banesës t’u tregonin se ku i mbanin paratë. Gruaja ka shfaqur rezistencë duke tentuar që t’i heqë maskën njërit prej tyre.

Ka qenë pikërisht ky momenti kur grabitësit kanë ushtruar dhunë ndaj të zotëve të shtëpisë duke i thyer një gisht dhe disa brinjë gruas, ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar fraktura në sy dhe në vesh.

Pasi kanë lënë të lënduar të zotët e shtëpisë, grabitësit u kanë marrë 2 kuti me bizhuteri dhe gjithë paratë që kanë gjetur.

Në rrëfimin e tyre në Polici, çifti i dhunuar është shprehur se grabitësit nuk kishin doreza në momentin kur kanë hyrë në banesë dhe fytyën e kishin të mbuluar me kapuç.

“Po shihnim televizor. Ra dera. “Hape derën”-thanë. I thashë unë po kush jeni ju për t’ju hapur derën. Më thanë një emër që nuk e mbaj mend, unë e dëgjova në zë që nuk është ai emër. I ranë derës me shkelma. Ishin 5 a 6 vetë, dera u hap.

Dy më kapën mua, dy të tjerë gruan, të tjerët kontrollonin shtëpinë. Na rrahën se dhe ne rezistuan se na hynë në shtëpi. Unë i radhë atij, ai më ra mua.

Morën ç’kishin për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i thyen gishtin dhe ka shembje në brinjë, e çuam në spital. Morën çfarë panë, bizhuteritë që kishim nëpër sirtare. Më pas erdhi policia e cila u njoftua nga komshinjtë se ne na i morën telefonat,”– ka rrëfyer i zoti i shtëpisë.

Pasi kanë kryer grabitjen, të 6 autorët janë larguar me urgjencë me një mjet, të cilin e kishin parkuar vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes Dule. Çifti ka dalë më pas nga banesa për të kërkuar ndihmë tek komshinjtë, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.

Burrë e grua janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga ana e saj, Policia ka vijuar punën për identifikimin e grabitësve dhe deri më tani në zonë kanë gjetur vetëm 2 kutitë boshe të bizhuterive që u vodhën në banesën e çiftit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ogerta, lëri ekspertët të flasin

Nga Bardh Spahia/ Zonja Manastirliu, dukshëm hallin e ke veë tek kostot politike e jo njerëzore! Fakti që flet më...

Close