X

Basha takim me ekspertë të shëndetësisë, në fokus masat e Shqipërisë për koronavirusin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me ekspertë të shëndetësisë.

Takimi po bëhet për të koordinuar informacionet dhe qëndrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.

Sipas “News 24” në takim janë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD, me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Itali, rritet numri i të infektuarve

Frika nga koronavirusi vazhdon të rritet. Italia ka shënuar këtë mesditë vdekjen e pestë, ndërkohë që numri i të prekurve...

Close