X

Vasili: Në Shqipëri asnjë rast koronavirusi, gripi stinor të vlerësohet seriozisht

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, Shqipëria nuk ka asnjë rast të regjistruar të personave të prekur nga koronavirusi.

Vasili shprehet se, nuk ka rast të koronavirusit, por gripi stinor duhet ndjekur me kujdes.

Postimi i Vasilit:

Shqiperia zero raste nga corona virusi.

Asnje shenje e pandemise ne Shqiperi.

Asnje arsye per alarmizem.

Ndjekja e keshillave te mjekeve dhe te Institutit te Shendetit Publik te mjaftueshme per te vazhduar me qetesi perditshmerine tone.

Te mos ulet aspak vemendja per gripin stinor i cili paraqet probleme teper te rendesishme qe duhen vleresuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit te Mikrobologjise Klinike, Virologjise e Diagnostikes,Bioemergjencave te Spitalit Sacco te Milanos terheq vemendjen se : Eshte cmenduri te ngaterrosh gripin me pandemine e coronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Shqiponjat” vënë në pranga të rinjtë në ish-Bllok, kërcënuan fizikisht policët

Dy të rinj janë vënë në pranga nga forcat e policisë “Shqiponja” në orët e para të mëngjesit në zonën...

Close