X

“Shqiponjat” vënë në pranga të rinjtë në ish-Bllok, kërcënuan fizikisht policët

Dy të rinj janë vënë në pranga nga forcat e policisë “Shqiponja” në orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut.

Policia njofton se të rinjtë kanë kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e policisë për të mos i lënë të ushtrojnë kontroll në makinën e tyre.

Në pranga kanë rënë K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Kryenin veprime të pakontrolluara në zonën e ish Bllokut në orët e para të mëngjesit, kundërshtuan dhe fyen punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke mos ju bindur urdhrit për kontrollin e mjetit, por me ndërhyrjen e forcave “Shqiponjat”, vihen në pranga .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar mjetin në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Korçë/ Bie nga kati i fundit i pallatit, në gjendje të rëndë 30-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga kati i...

Close