X

Lazio është për titull, nuk i ndahet Juventusit

Lazio e Simone Inzaghit nuk i ndahet Juves dhe ecën me ritmin e një skuadre që po luan për titullin. Bardhekaltrit e çuan në 20 numrin e ndeshjeve rresht pa humbje në këtë sezon teksa triumfuan në transfertën e vështirë të Marassit me shifrat 2-3 ndaj Genoas.

Marusic hapi serinë e golave që në minutën e 2-të ndërkohë që Immobile gjeti golin e 27-të sezonal në fillimin e pjesës së dytë, por shumë shpejt Genoa rihapi takimin me një gol të bukur të Cassatas.

Cataldi i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 71-të, i çoi shifrat në 1-3 duke vulosur fitoren e Lazios ndërsa në fund kishte vend edhe për një gol me penallti të Criscitos.

Me këtë sukses Lazio u ngjit në kuotën e 59 pikëve, një më pak se Juventusi i vendit të parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Fury makineri grushtesh, thyen Wilder dhe shpallet kampion bote

Shtatë raunde i kanë mjaftuar Tyson Fury për t’u shpallur kampion bote në peshat e rënda në sportin e boksit....

Close